VIDEO/ “Fast and Furious” në Babrru, hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes, plagosen dy efektivë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve blu për të ndaluar.

Kapja e tyre erdhi pas rreth 2 orësh ndjekje nga Policia, ndërkohë që drejtuesi i automjetit në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie duke lënduar dy efektivë.

2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Z., 50 vjeç dhe E. T., 37 vjeç.  

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Share This Article