Policia britanike ka nisur “gjuetinë” për kapjen e një vrasësi serial.
Sipas mediave britanike është shpallur në kërkim 26-vjeçari Kyle Clifford, i cili akuzohet për vrasjen e 3 grave të moshës 25, 28 dhe 61 vjeç, të cilat janë anëtarë të së njëjtës familje, më konkretisht gruaja dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC Five Live, John Hunt.
26-vjeçari Kyle Clifford
Policia ju ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të tregohen të kujdesshëm nëse bien në kontakt me të riun pasi konsiderohet si një person mjaft i rrezikshëm.
Sipas Sky News, shkollat e St Michael në Enfield dhe Bright Horizons Enfield Hillly Fields Day Nursery dhe Preschool i kanë mbajtur fëmijët në ambiente të mbyllura si një masë paraprake pasi “gjuetia” për kapjen e Kyle Clifford vazhdon në zonë.
26-vjeçari lëvizte në rrugë i armatosur me një hark, dhe sipas dëshmitarëve në momentin që ndodhi ngjarja janë dëgjuar të bërtitura në zonë.