VIDEO/ Gënjeu për të mos shkuar në punë, por doli në televizion duke festuar në stadium

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fans i Glasgow Rangers e humbi vendin e punës pasi u kap duke gënjyer.

Thomas Meikle i kishte gënjyer eprorët e tij se ishte ende në Sevillë pasi e kishte përcjellë klubin e zemrës në finalen e Ligës së Evropës.

Mirëpo, ai ishte zënë nga kamerat në ndeshjen e Rangers ndaj Hearts në “Hampden Park”.

Kamera e BBC-ë e kishte fokusuar atë, dhe si duket këtë e kanë vënë re shefat e tij meqë rast edhe e kishin pushuar nga puna.

“Nuk mund ta besoj që m’u përfundua kontrata sepse u thashë në punë që isha ende në Sevillë pasi që doja të shkoja ta ndiqja finalen e Kupës së Skocisë, dhe pastaj më shfaqën në televizion, më zunë”, ka shkruar Meikle në Twitter ku e ka bashkëngjitur videon ku shihet në ekran.

Share This Article