Video/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e mbulon me tutën e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jude Bellingham është një kampion i madh si brenda dhe jashtë fushës dhe para ndeshjes kundër Belgjikës ai ishte protagonist i një momenti shumë prekës. Mesfushori i Real Madrid ka hyrë në fushë i shoqëruar nga një djalosh në karrocë me rrota dhe gjatë himnit të zakonshëm ka vënë re se djali po ngrinte nga të ftohtët. Atëherë anglezi hoqi tutën e tij dhe e mbuloi me xhaketë.

Më pas në fushë, veprimet e tij të zakonshme me klas të lartë dhe goli që barazoi rezultatin 2-2 në kohën e plotë të shtesës. Bellingham nuk është i panjohur për gjeste të ngjashme. Në fakt, në fillim të janarit, gjatë ndeshjes Arandina-Real Madrid në Kupën e Mbretit, një ndeshje e fituar 3-1 nga skuadra e teknikut Ancelotti, ish-lojtari i Borussia Dortmund vuri re një djalosh që kapte topat dukshëm duke patur ftohtë dhe pa e menduar dy herë, e mbuloi me batanijen e tij.

Share This Article