Mijëra shtetas rusë vijojnë të largohen nga Rusia pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për mobilizimin ushtarak për luftën në Ukrainë.
Është rritur numri i shtetasve rusë që kanë mbërritur në Finlandë duke kaluar pikat kufitare në zonën juglindore bëjnë të ditur rojet kufitare finlandeze në Tëitter.
Mbi 5 mijë shtetas rusë kanë hyrë në Finlandë brenda 24 orëve ndërkohë që pamjet e publikuara nëpër rrjete tregojnë radhët kilometrike në kufi.
“Finlanda po monitoron nga afër situatën pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin për mobilizimin ushtarak për luftën në Ukrainë,” tha ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen.
Kalimet kufitare tokësore finlandeze kanë mbetur ndër pikat e pakta të hyrjes në Evropë për rusët pasi një sërë vendesh perëndimore mbyllën kufijtë fizikë dhe hapësirën e tyre ajrore ndaj avionëve rusë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Finlanda, e cila ka kufirin më të gjatë të Bashkimit Evropian 1,300 km me Rusinë, vendosi të mbajë kufirin e saj të hapur.