VIDEO/ Gol që përkthehet me tre pikë, djali i Rudi Vatës tund rrjetën në minutën e fundit dhe i jep fitoren skuadrës angleze

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rocco Vata po i bën një mbyllje fantastike vitit 2024, teksa me dy gola dhe 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Watford, po ndihmon atë të mbetet në garën për kthimin në Premier League.

Sulmuesi shqiptar, i cili është dhe djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata ka qenë sot protagonist në suksesin 2-1 ndaj Portsmouth, me një gol në shtesë.

Ai u aktivizua në startin e pjesës së dytë, për t’i dhënë një impuls fazës ofensive të skuadrës e cila e shihte veten në disavantazh të një goli pas 45 minutave të para.

Vata shfrytëzoi një grushtim të portierit dhe duke ndjekur aksionin me shpejtësi shtyu topin në rrjetë për të shënuar golin e fitores 2-1 për ekipin e tij, që ngjitet kësisoj në vendin e 6 në renditjen e kategorisë së dytë angleze.

19-vjeçari nuk është thirrur kurrë nga moshat e Kombëtares shqiptare, teksa ka shkëlqyer me moshat e Irlandës.

SHIKO GOLIN KËTU

Share This Article