VIDEO/ Grabitësi në SHBA merr peng punonjësin, policia e qëllon me armë zjarri 36 herë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmejen e 1 marsit punonjësit e një minimarketi 7-Eleven në Denver, të SHBA-ve, pëjetuan çaste tmerri kur një burrë hyri në dyqan dhe tentoi të grabiste duke kërcënuar me një mjet të mprehtë. Kur 43-vjeçari, i quajtur Christopher Koch, kuptoi se policia ishte njoftuar dhe nuk mund të shpëtonte, u përplas me një nga dy punëtorët në pjesën e pasme të dyqanit, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e lejonin të shkonte.

Pamjet e publikuara javën e kaluar nga policia e Denverit tregojnë momentet e tensionuara përpara se oficerët të ndërhynin dhe të neutralizonin agresorin. Pas thirrjes që kanë marrë për një tentativë grabitje dhe një sulm me thikë në dyqan, në vendngjarje kanë shkuar katër policë. Ata konstatuan se i dyshuari ndodhej në dhomën e pasme të dyqanit dhe se i rrezikohej jeta një punonjësi.

Sipas njoftimit të policisë, pasi kanë thyer derën, ata i kanë bërë thirrje të dyshuarit që ta hiqte mjetin prerës që mbante në dysheme, teksa kërcënonte punonjësin. Pasi ai nuk iu përgjigj thirrjes, policia e qëlloi me 36 plumba.

Share This Article