Jose Mourinho është një tip karizmatik, origjinal dhe shumë inteligjent. Gjatë prononcimit për mediet nuk përton të krijojë batuta dhe “shoë”, dhe ashtu ndodhi edhe sot në Tiranë.
Gazetari i Supersport, Andi Deçka bëri dy pyetje kundrejt trajnerit portugez të Romës përpara finales së Conference League kundër Feyenoordit, momente që krijuan ilaritet në sallë.
Pyetja e parë lidhet me kaviljen tënde. A është më mirë pas përplasjes që pate me Marash Kumbullën në stërvitje? Meqenëse ai është shqiptar duam të dimë se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe e dyta. Nëse fitoni nesër do të ktheheni në trajnerin e vetëm që keni fituar çdo kompeticion europian?
“Nëse, nëse fitoj nesër. Nuk e them për të treguar se jam supersticioz, kjo është e vërteta. Mua nuk më pëlqen të flas me nëse… Nuk e di, të shohim.
Marashi më dëmtoi, realisht më dëmtoi. Unë po tallesha, sepse prej të gjithëve lojtarëve që mund të më bënin atë ndërhyrje, ai duhet të ishte i fundit që duhet ta bënte, pasi është më i rëndi nga të gjithë.
Më lëndoi, mendova se do të shkoja në ndeshjen e ardhshme me shapka. M’u bë këmba 44, ndërkohë që unë e kam numrin 42. Marashi është një djalë i mirë dhe një futbollist i zoti. Ai ka mësuar shumë, por shumë gjëra këtë sezon.
Ai do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, kjo është 100% e sigurt. Ka potencialin për t’u bërë një futbollist edhe më i mirë”, deklaroi “Special One”.