VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit protagonist në Serie A, shënon golin e parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthimi i tij në Serie A deri më tani nuk kishte shkuar sipas pritshmërive. Por për Caleb Ekuban, sulmuesit italo-ganez shumë të dashur nga tifozeria e Partizanit ku filloi të shkëlqente, sot ishte një ditë për t’u mbajtur mend.

Ekuban shënoi sot golin e barazimit në ndeshjen ku ekipi i tij Genoa përballej me Venezian. Një gol mjaft i bukur që tregoi të gjitha cilësitë që sulmuesi ka shpalosur dikur edhe në Superiore.

I rritur si futbollist me ekipin e Chievon, pikërisht në 2016-2017 sezoni i tij me Partizanin, kulmuar me 17 gola, i mundësoi skenat e rëndësishme të Leeds dhe Trabzonspor, ku 20 golat e shënuar bindën drejtuesit e klubit me te vjetër italian që ta blinin. 

Goli i sotëm ishte i pari i tij në Serie A, dhe ndoshta shënon një kapitull të ri për sulmuesin në kampionatin italian.

Share This Article