Connect with us

Albania

VIDEO/ Ish-trafikanti i armëve Packouz rrëfen “Gërdecin”, negocimin për fishekët dhe “heqjen qafe” të Kosta Trebickës

Published

on

Për një dokumentar të medias Business Insider, Packous rrëfen se ai dhe ortaku i tij, Efraim Diveroli, u ulën në negociata me palën shqiptare, mes njerëzve ishte edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzeni

Një ish-trafikant armësh, i cili i është kushtuar tashmë tërësisht botës së rrëfim dhe lidhjeve të tija të shkuara me ngjarje të errëta në këtë fushë.

David Packouz, nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Rrëfimet e tija kanë nxjerrë edhe produkte hollivudiane, nëse i referohemi prodhimit të filmit të famshëm War Dogs, i cili ka në vëmendje historitë e Efraim Diverolit dhe bëmat e tija edhe në Shqipëri, me çështjen “Gërdeci”.

Por, këtë herë, Packouz e ka hapur thesin edhe më shumë dhe ka folur për lidhjet që djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka pasur lidhur me negocimin e çmimit të fishekëve në Gërdec, por edhe mbi misterin e vdekjes së Kosta Trebickës.

Advertisement

Për një dokumentar të medias Business Insider, Packous rrëfen se ai dhe ortaku i tij, Efraim Diveroli, u ulën në negociata me palën shqiptare, mes njerëzve ishte edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzeni.

Po ashtu, ai tregon se si në një çast të bisedimeve, prishet kontrata me Kosta Trebickën, sa i takon ambalazhimit të municioneve.

Çfarë thotë Packous për linjën e prodhimit në Gërdec?

“Janë dy kalibra kryesorë në të gjithë botën. Dy sisteme të ndryshme armatimesh. Janë armët e Paktit të Varshavës, që prodhoheshin nga ish-republikat sovjetike dhe NATO, që janë armatimet e prodhuara nga aleanca e NATO-s në Perëndim. Dhe armatimet e këtyre sistemeve nuk mund të përshtaten më njëra tjetrën.

Advertisement

SHBA-të nuk prodhojnë armë si ato të Paktit të Varshavës. Ndaj, kur ju duhet të furnizojnë një shtet me armë të tilla, atëherë ju duhet t’iu drejtohen palëve të treta, që janë përgjithësisht ish-vendet anëtare të Paktit të Varshavës.

SHBA-të vendosin embargo armësh ndaj shteteve të ndryshme për një sërë arsyesh. Kina u vendos nën embargo armës në vitin 1989 për shkak të masakrës famëkeqe në sheshin Tian An’men. Po ashtu, vendosën edhe Rusinë nën embargo armësh pak para se të na jepnin neve kontratën. Fillimisht, SHBA-të kishin planifikuar t’i blinin të gjitha municionet nga Rusia, pasi ishte furnizuesja e vetme që mund të siguronte të gjithë listën e municioneve që SHBA-të kërkonin të blinin.

Prandaj e hapën kontratën për ofruesin më të mirë, për një kompani ndërmjetëse siç ishim ne, që t’iu jepnim një çmim të vetëm për gjithçka sepse nuk donin të merreshin me 50 njerëz të ndryshëm. Parapëlqenin të negocionin me një ndërmjetës të vetëm, i cili nga ana tjetër do të merrej me të gjithë furnizuesit fundorë.

Advertisement

Çmimi më i mirë që gjetëm për municionet e kalibrit të vogël, ai që përdoret në kallashnikovët AK-47, erdhi nga Shqipëria. Në atë kohë, Shqipëria kishte një rezervë masive municionesh të Paktit të Varshavës dhe ndërkohë po përpiqeshin të anëtarësoheshin në NATO. Aleanca iu kishte kërkuar të asgjësonin municionet e vjetra sovjetike…

Problemi me industrinë e armëve, sa i përket sigurisë së punëtorëve, është se bëhet fjalë për prodhimin e produkteve me rrezikshmëri të lartë. Natyrisht, prodhuesit duan të shmangin katastrofa si ajo që ndodhi në Shqipëri sepse nuk është mirë për biznesin kur të shpërthen fabrika.

Nga ana tjetër, ka një ndodhi famëkeqe në Shqipëri, në një fshat të quajtur Gërdec, ku qeveria shqiptare kishte nisur procesin e demontimit të një pjese të municonit të vjetër sovjetik. Por, po e bënin në një mënyrë të papërgjegjshme dhe shkaktuan atë që besoj se është shpërthimi më i madh jobërthamor në histori.

Advertisement

Mënyra se si e realizuam ujdinë shqiptare është se ne kishim bërë biznes më parë me një tregtar armësh zviceran, i quajtur Henri Thomei. Ai kishte shumë njohje, veçanërisht në Ballkan. Ndaj edhe arriti të siguronte këtë ujdi për municionet e AK-47 me një çmim kaq të leverdishëm për ne. Ne paguanim Henrin dhe ai paguante shqiptarët”.

Cila ishte skema sipas Packouz?

“Kishte një ekip njerëzish, që hapte arkat prej druri dhe kutitë metalike. Vendosnin municionet në qese të trasha plastike dhe më pas në kuti kartoni. Kështu mund të minimizonim peshën gjatë transportit, duke qenë se e dërgonim gjithçka me avion për në Afganistan.

Alex Podrizki ishte miku im më i mirë kur po kërkonim dikë që të menaxhonte ripaketimin në Shqipëri. E punësuam që të shkonte atje dhe të merrej me këtë punë. Në fillim nuk e dënim që do na duhej të bënim ripaketim, por donim që të shkonte atje dhe të inspektonte meqenëse kishte njëfarë përvoje ushtarake. Atje ai zbuloi që municionet ishin kineze. Kishte simbole kineze në të gjitha arkat dhe kutitë. Efraimi tha: ‘Dëgjoni, këtë do ta diskutojmë vetëm përmes telefonit.

Advertisement

Pa email-e, pa mesazhe të shkruara.’ Por, Efraimi donte të sigurohej që Alexi po i jepte informacion të saktë dhe këmbënguli që t’i dërgonte fotografi të kutive dhe arkave. Më pas, të gjithë filluan të flisnin më haptas dhe u krijua një numër i konsiderueshëm email-esh, ku tregohej shumë qartë dhe me hollësi se çfarë ishim duke bërë.

Ne nuk donim të ndërmerrnim rrezikun të humbisnim një kontratë 300 milionë dollarëshe. Prandaj, menduam se ndoshta nuk duhet të tregonim. Ndoshta thjesht duhet ta ripaketonim municionin, që të mos kishte dyshime. Kjo është ajo çfarë bëmë dhe kontraktuam një shqiptar të quajtur Kosta Trebicka, i cili kishte një kompani që prodhonte kuti kartoni në Shqipëri. Ai do të na siguronte kutitë dhe fuqinë punëtore për ripaketimin e municionit, që të shmangnim simbolet kineze. Dhe filluam të bënim shpërndarjen sipas kësaj skeme.

Ishin rreth 100 milionë fishekë që duheshin riambalazhuar. Nuk ishim plotësisht të sigurt nëse kjo ishte e paligjshme, sepse municioni që po blinim në Shqipëri vërtet vinte nga Kina, por i përkiste viteve ’70-të, shumë kohë para vendosjes së embargos së armëve. Kështu që, ky municion nuk përbënte shkelje të embargos.

Advertisement

Ishte i ligjshëm në këtë aspekt, por shkelte kushtet e kontratës tregtare që kishim me ushtrinë amerikane. Nëse do ta dorëzonim këtë municion, do të ishim në shkelje të kontratës, sepse ajo thoshte specifikisht që nuk lejohet municion kinez dhe pikë.

Municionet dhe armët, të paktën ato të kalibrit të vogël, ruheshin në bunkere nëntokësorë. Në Shqipëri kishte një rrjet masiv tunelesh nëntokësorë, që ishin mbushur me armë të kalibrit të vogël dhe municione, për t’i mbrojtur nga ndonjë bombardim i mundshëm. Kur shkuam në Shqipëri për inspektim, na çuan në këto tunele të ngushta nëntokësorë. Kushdo që e njeh historinë e Shqipërisë, e di se shumica e municoneve të tyre vinte nga Kina.

Ne, dy djem të rinj nga Miami, nuk e kishim idenë. Ushtria amerikane duhet ta kishte ditur. Nuk e di nëse e dinin qysh në fillim apo jo. Por, e di që kur Ralfi doli në gjyq, email-e të brendshme qeveritare u dërguan dhe ushtria amerikane tha se ato municione ishin kritike për misionin në Afganistan.

Advertisement

Pasi ‘New York Times’ botoi një artikull të sikletshëm duke demaskuar gjithçka kishte ndodhur, atëherë u shtirën sikur nuk e kishin idenë dhe na e anuluan kontratën.”

Pala shqiptare

“Kur gjërat filluan të shkonin mirë dhe ne po dorëzonim rregullisht municionet dhe me Kostën, shqiptarin që merrej me ambalazhimin, po dorëzonim nga 3-4 ngarkesa në javë, Efraimi vendosi që donte të nxirrte më shumë para nga ujdia. Siç ndodhte gjithmonë me të.

Ai i kërkoi Kostës nëse mund të zbulonte se sa paguante Ministria e Mbrojtjes për municonin që ne po blinim, sepse deri atëherë paguanim Henrin, tregtarin zviceran të armëve. Nuk i paguanim direkt shqiptarët.

Advertisement

Kosta na ktheu përgjigje pas disa ditësh se Ministria e Mbrojtjes paguhej 2 centë për fishek për municionet. Ndërsa ne, e paguanim Henrin 4 centë për fishek. Kjo e acaroi tej mase Efraimin. Kështu që, Efraimi vendosi të shkonte Shqipëri për të rinegociuar me shqiptarët dhe të arrinte një marrëveshje direkt me ta.

Ai më kërkoi të falsifikoja një sërë dokumentesh, që të dukej sikur konkurrentët e shqiptarëve, furnizuesit e tjerë, na kishin dhënë çmime shumë më me leverdi. Është çuditërisht e lehtë të falsifikosh dokumente, sidomos nëse ke një dokument legjitim.

Gjithçka që duhet të bësh është të ndryshosh disa numra. Ai jua çoi këto dokumente shqiptarëve dhe ju tha, nëse nuk më jepni një çmim më të mirë, do më duhet të zgjedh konkurrentët tuaj, çekët ose ukrainasit. Por, shqiptarët ju hodhën një sy letrave dhe thanë se ishin false. Mos na tregoni ato m** dokumentesh false. E kuptuan qysh në fillim.

Advertisement

Ata organizuan një takim me një tip të quajtur Mihal Delijorgji. Efraimi u takua me Delijorgjin dhe një person tjetër, të cilin e identifikoi më vonë si djali i kryeministrit. Delijorgji i tha Efraimit se e dinte që po kërkonim një çmim më të mirë dhe se po e paguanim shqiptarin tjetër, Kostën, që të bënte ripaketimin. Pse nuk ma jepni mua kontratën për ripaketimin. Unë do të fitoj nga kontrata e ripaketimit dhe do t’iu bëj një ulje të vogël  tek municionet, pasi do të jem duke fituar para edhe prej saj.

Efraimi tha se ishte ide fantastike. Ai tjetri (Kosta Trebicka) është i pushuar, ti (Delijorgji) je i kontraktuar. Le ta bëjmë këtë.

Kosta më telefonoi dhe tha, e kuptoj që po ndryshoni personin që do të bëjë riambalazhimin. E kuptoj që është thjesht biznes, por më kanë mbetur rreth 20 mijë dollarë kuti stok. I thashë Efraimit, pse nuk ia jep Kostës 20 mijë dhe transferoji kutitë. Por, Efraimi tha jo. E ç’mund të na bëjë ai? I thashë se ai (Kosta) di gjithçka. Je i sigurt që do ta bësh këtë, Efraim? Dhe më tha, po se s’ka ç’të na bëjë.

Advertisement

Doli që e kishte gabim. Sepse Kosta u mërzit vërtet shumë për ato 20 mijë dollarë dhe telefonoi ‘New York Times.’ Kështu filloi dhe hetimi që na rrënoi. Ai telefonoi edhe shtypin vendas shqiptar dhe informoi gazetarët shqiptarë, që politikanët shqiptarë po përfitonin nga kontrata jonë.

Një ose dy javë më vonë, ai përfundoi i vdekur në rrethana misterioze. Ishte në një rrugë të pashtruar diku në mes të një fushe. S’kishte asnjë njeri rrotull. Dhe, në mënyrë të pakuptueshme, e kishte shtypur makina e tij. E gjetën me fytyrën në tokë dhe makinën rreth 30 këmbë larg tij. Nëse ishte aksident, ishte një aksident i pazakontë.

Besoj se Shqipëria ka një histori të gjatë në lidhje me krimin e organizuar dhe se ky i fundit është ngushtësisht i përfshirë me sistemin politik. Nuk do të shkoj kurrë në Shqipëri. Them se do të qëndroj larg atij vendi, për siguri.

Advertisement

Nuk jam më i shqetësuar, sepse ngjarjet kanë ndodhur 18 vjet më parë dhe shumë nga personat e përfshirë, përfunduan në burg në Shqipëri. Delijorgji shkoi në burg; Ylli Pinari, që drejtonte eksportin, përfundoi në burg. Djali i kryeministrit më hodhi mua në gjyq për shpifje. Por, çështja as nuk u mor parasysh”.

Continue Reading

Albania

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Published

on

By

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Advertisement

Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Published

on

By


Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.

Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.

Një rënie e ndjeshme e temperaturave

Advertisement

Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.

Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.

Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.

Advertisement

Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.

Rrotullimi i temperaturës

Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.

Advertisement

Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.

Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.

Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan

Advertisement

Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.

Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Krijohet kompania shtetërore e transportit/ Balluku emëron administrator këshilltarin e saj

Published

on

By

Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private.

E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve

Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

Sipas dokumentave të depozituara në QKB administratori i kompanisë është emëruar Henri Telharaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e këshilltarit të Belinda Ballukut. Kompania do të ketë një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh, i disbursuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që mbetet ende e paqartë se cilat linja do të operojë ajo.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova4 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending