Video/ Kaos dhe përleshje në aeroportin CDG të Parisit gjatë deportimit të një aktivisti kurd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth njëzet persona u përpoqën të ndalojnë deportimin nga vendi të një një burri që iu kërkua të largohej nga Franca. Incidentet kanë ndodhur pasditen e të mërkures në aeroportin Paris-Charles-de-Gaulle gjatë deportimit të aktivistit kurd Firaz Korkmaz.

Sipas disa burimeve policore, autokolona e një aktivisti kurd, subjekt i dëbimit nga Franca, u sulmua nga rreth njëzet persona, duke shkaktuar tensione.

Mbështetësit thanë se Firaz Korkmaz do të rrezikonte torturën dhe burgun pas mbërritjes së tij në Turqi. Skena ka ndodhur në ambientin publik të Terminalit 1 të aeroportit përballë turistëve.

Këto incidente shkaktuan lëndime të lehta në tre agjentë të aeroportit. Një hetim u hap, por deri në fund të ditës nuk kishte asnjë arrestim. Burri u deportua.

Share This Article