ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt 4 hours ago
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë 4 hours ago
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë 4 hours ago
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë 4 hours ago
Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”  4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

VIDEO/ Karvani i vdekjes, rusët e vrarë në luftë po dërgohen fshehurazi në Bjellorusi

albnews by albnews
19 March, 2022
in Bota
0
VIDEO/ Karvani i vdekjes, rusët e vrarë në luftë po dërgohen fshehurazi në Bjellorusi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

RelatedPosts

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Kryeministri Orban vizitë në Rusi, takohet me Putinin

Gënjeu në CV, jep dorëheqjen ministri rumun i Mbrojtjes

Shumë është folur për karvanin e gjatë disa dhjetëra kilometra me ushtarë dhe armë të rënda ruse që po avancojnë prej disa ditësh drejt Kievit. Por një tjetër karvan, ai me ushtarë rusë të vrarë, raportohet të jetë formuar nga Ukraina drejt një qyteti kufitar bjellorus.

Trupat e pajetë e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po dërgohen në Rusi përmes Bjellorusisë, me trena dhe avionë, në një operacion të fshehtë për të mos tërhequr shumë vëmendjen, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në një video të publikuar nga Radio Europa e Lirë, duket një karvan me ambulanca ushtarake që po udhëtojnë përmes qytetit bjellorus Homel. Video raportohet të jetë realizuar në fillim të marsit dhe punonjës të një spitali rajonal aty pranë thonë se deri më 13 mars kanë dërguar në Rusi rreth 2500 trupa të ushtarëve rusë të vrarë në luftime në Ukrainë.

Ushtria e Ukrainës thotë se që prej nisjes së pushtimit, 14 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën, por Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, në një raport zyrtar, vlerëson se numri i viktimave është rreth 7000. Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka humbur vetëm 500 ushtarë në këtë luftë.

Banorët e qytetit bjellorus janë befasuar nga numri i ushtarëve të vrarë që po ngarkohen stacionin e trenit, një mjek në spitalin kryesor të Homelit tha se nuk kishte mjaftueshëm kirurgë për të operuar të plagosurit dhe se po dërgoheshin në shtëpi të sëmurët vendas, për të liruar shtretërit.

Homel është qytet kufitar me Ukrainën në jug dhe Rusinë në lindje, dhe është qyteti i dytë më i madh i Bjellorusisë, pas Minskut, si dhe një nyje kyçe transporti dhe tregtie. Presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, është aleat i Putinit dhe ka lejuar trupat ruse të futen në Ukrainë nga shteti i tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt

28 November, 2025
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

28 November, 2025
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

28 November, 2025
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result