VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”… Majkëll Kerrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mançester Junajtid vazhdoi serinë e shkëlqyer të fitoreve nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Majkëll Kerrik, duke e çuar në katër ndeshje radhazi, pas triumfit 2-0 ndaj Totenhem në “Old Trafford”.

Kjo humbje i shton edhe më shumë presionin trajnerit Tomas Frank tashmë të vënë në vështirësi.

Miqtë mbetëm me 10 lojtarë në minutën e 29-të pas daljes me karton të kuq të Romeros, teksa Mbeuemo në minutën e 38-të zhbllokoi sfidën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 0. Për golin e sigurisë mendoi Fernandez në minutën e 81-të.

Ky triumf e ngjit në vendin e katërt skuadrën e Kerrik, me 44 pikë në 25 ndeshje

Ndërkohë, seria pa fitore e Totenhemit u zgjat në tetë ndeshje (4 barazime, 4 humbje), duke i lënë “Spurs” në vendin e 14-të dhe potencialisht vetëm gjashtë pikë larg zonës së rënies. Duelin e radhës Junajtid do e luajë në trasnfertë ndaj Uest Hemit, ndërsa Totenhemi pret Njukastëllin.

Share This Article