VIDEO/ Manchester City e nis me hap kampioni, fiton ndaj Chelsit

albnews
By
1 Min Read

Chelsea dhe Man City u takuan në derbin e javës së parë të Ligës Premier, me qytetarët që fituan takimin me rezultat 2-0.

Ne rastin e parë, Man City arriti të shënojë, kur Erling Haaland mori një top në afërsi të zonës dhe në mes të dy mbrojtësve arriti të shënojë për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Nicolas Jackson , barazoi shifrat, por që goli nuk u pranua për pozitë jashtëloje.

Një gol iu anulua edhe Rico Lewis në fillimin e pjesës së parë, kësaj radhe për një faul të shkaktuar.

Ndeshjen e  mbylli super goli i Mateo Kovacic në minutën e 84-të, ku kroati me një gjuajtje të saktë siguroi fitoren e ekipit të tij.

Manchester City e nis me fitore mbrojtjen e titullit, ndërsa edhe ndryshimet e shumta nuk sollën risi te Chelsea.

Share This Article