Në “King Power Stadium” vendasit e Leicester u mposhtën 0-2 nga Manchester City.
Pas pesë ndeshjeve pa sukses dhe me vetëm një fitore në 12 ndeshjet e fundit, “Qytetarët” gjetën tri pikët.
Savinho në minutën e 21-të zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Haaland “vulosi” tri pikët në pjesën e dytë për të qetësuar Guardiolën në stol.
City me 31 pikë merr vendin e pestë, duke lënë Leicesterin në pozitën e 18-të me vetëm 14 pikë.