Video/ Me karrige në ajër e brohoritje, marinsat amerikan ‘çmenden’ pas Edi Rames

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York.

Në videon e publikuar në rrjetin e tij zyrtar “Facebook”, kryeministri shfaqet para qindra studentëve të Akademisë Ushtarake për t’i dhënë lajminse të gjithë do të kenë mundësi për një leje kalimi pa pagesë në mënyrë që t’a përdorin gjatë fundjavës.

“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe ngrejnë karriget në ajër nga lumturia.

Kjo vizitë e kreut të qeverisë është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.  Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

https://www.facebook.com/watch/?v=556074342270078
Share This Article