Artistja Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46 vjeçare, pas betejës së saj me kancerin e gjirit.
Edhe pse përballej me sëmundjen, Hueyda ka qëndruar gjithmonë e buzëqeshur dhe askush nuk e kuptoi luftën e saj.
Artistja madje ishte aq e fortë sa vazhdimisht inkurajonte gratë e tjera.
Në një video të publikuar më 8 Mars, për Ditën Ndërkombëtare të Grave, Hueyda kishte dhënë një mesazh që kishte lidhje me sëmundjen e saj, por askush nuk e kishte kuptuar.
“…fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarde, por papërsosëmria është e bukur”, thoshte ajo ndër të tjera.
Pavarësisht betejës së saj të vështirë, ajo u bënte thirrje grave të ishin vetvetja dhe shprehej se çdo grua është e bukur pavarësisht pamjes.
Mesazhi i plotë:
“Sot është Dita Ndërkombëtare e apo pak më e shkurtër, pavarësisht kësaj ti je një grua e bukur.
Dëshiron të jesh brune, bjonde, apo të kesh më pak, pak më shumë forma, të kesh flokë të shkurtra, kaçurrela, të drejta, të kesh më pak celulit, më pak rrudha, pavarësisht kësaj ti je një femër e bukur.
Deri para pak kohësh kisha shumë nga këto dëshira, por fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarte, por papërsosmëria është e bukur. Bukuria është kur je vetvetja, kur je e talentuar, kur je e edukuar, kur je e fortë”.

