VIDEO/ Modelja u shfaq topless para qytetarëve, merret mbyllet instalacioni që lidh Dublinin me New York-un

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një instalacion arti i dhe teknologjie është mbyllur si në Dublin ashtu edhe në Nju Jork pas keqpërdorimit nga qytetarët. I quajtur “Portali”, ai përbëhet nga dy rrathë gjigantë me ekran, njëra e vendosur në kryeqytetin e Irlandës dhe tjetra në Nju Jork të SHBA-së, që transmetojnë drejtpërdrejt pamjet duke lidhur në distancë qindra qytetarë.

Të shumta kanë qenë rastet kur njerëz në Nju Jork kanë nxituar të shkojnë para “Portalit” për t’u përshëndetur më të afërmit e tyre që ndodhen në Dublin, por gjatë ditëve të fundit nuk kanë munguar as abuzimet.

Në Dublin, një qytetar vendosi të shfaqë para qytetarëve të New York-ut një fotografi të Kullave Binjake teksa ishin goditur në tragjedinë e 11 Shtatorit.

Pastaj pika kulmore arriti kur një influencere Tik-Toku vendosi të ngrejë bluzën teksa qëndronte para “Portalit” në Nju Jork, duke dhuruar “spektakël” për ata që e shihnin nga ana tjetër në Dublin.

Share This Article