VIDEO/ Ndalohet makina e Denis Xholit, drejtor juridik i Bashkisë Bulqizë: Ishte duke shpërndarë lekë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk kanë fund rastet ku anëtarë të pushtetit kapen nga strukturat e opozitës me makina të cilat përdoren për të shpërndarë lekë apo ushqime në këmbim të votës.

Rasti më i fundit shënohet në Maqellarë të Dibrës, ku opozita akuzon se Denis Xholi, Drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë kapet duke shpërndarë lekë në Maqellarë të Dibrës

“Sapo kanë kapur makinën në Maqellarë. Denis Xholi, Drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë duke shpërndarë lekë në Maqellarë të Dibrës. E kanë bllokuar aty”, informojnë nga Maqellara.

Sot ishte ambasadorja amerikane Kim dhe disa ambasadorë te BE të cilët bënë thirrje që shqiptarët të mos shesin votën dhe se duhet ndëshkim ligjor e shembullor ndaj kujtdo që kapet duke dhënë lekë.

Videot e sotme ku tregohet se si drejtori në fjalë kapet mat nga opozita

https://www.facebook.com/mziuxhelal/videos/465184644781564
Share This Article