Vetëm 30 minuta zgjati ndeshja e dytë si titullar për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar i Everton ndjeu shqetësime në transfertën e Bournemouth, duke e patur të pamundur të vijojë lojën.
Në minutën e 19-të, Broja tenton një gjuajtje, por doli huq, pasi goditi tokën. Pasi mori ndihmën nga stafi mjekësor, ai vendosi të vazhdojë lojën, duke qëndruar në fushë edhe për 12 minuta të tjera. Në minutën e 32-të, Broja nuk mundi të vazhdonte më, me trajnerin Dyche, që në vend të tij, aktivizoi Calvert Lewin.
Rreth situatës së Brojës do të mësohet në vijim, ndërsa te Everton “kryqëzojnë gishtat” që të mos ketë asgjë serioze. 23-vjeçari vjen pas një periudhe të vështirë, ku për shkak dëmtimi mungoi për një pjesë të konsiderueshme të sezonit.