Video në Berat/ Turistet ikin me vrap pa paguar darkën në restorant

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Megjithëse kudo ka entuziasëm për pushtimin e Shqipërisë nga turistët italianë, prap siç thotë shprehja e vjetër “pyll pa derra nuk ka”. Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që janë larguar pa paguar, pasi kanë ngrënë darkë.

Në fakt, pronarët e restorant “Guva” nuk e shoqërojnë videon as me mallkime as me negativitet. Me ironi u urojnë pushime të mbara katër të rinjve italianë që nuk kanë dashur të paguajnë darkën.

“Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale. Duhet thënë se të rinjtë kanë qenë me fat që nuk janë ndjekur nga të zotët e punës, që nuk e kanë pritur këtë lojë të hidhur për shërbimin e tyre.

VIDEO

https://fb.watch/msXCfqKBw3/

Share This Article