Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë fillim sezoni me Astanën.
Gripshi u shndërrua në hero në duelin e sotëm ndaj Turan, teksa u hodh nga stoli në minutën e 62-të.
Në minutat e fundit të ndeshjes ai shënoi golin e fitores duke realizuar saktë një 11 metërsh.
Më herët Gripshi kishte realizuar në Kupë dhe Ligën e Konferencës. Durrsaku duket se është shndërruar në yllin e ri të skuadrës së Astanës.
Golin e parë për Astanën në duelin e sotëm e realizoi ish-sulmuesi i Tërbunit dhe Skënderbeut, Frenklin.