VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Tajvan, infermieret nxitojnë të mbrojnë foshnjat e porsalindura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një infermiere nga Tajvani ka ndarë momentin kur ajo dhe kolegët e saj u kujdesën për foshnjat e porsalindura për t’i mbajtur të sigurta gjatë tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi bregun lindor të ishullit. Në video, katër anëtare të stafit në repartin e maternitetit mund të shihen duke u përpjekur për të mbajtur krevatet pa lëvizur, ndërsa ndërtesa në të cilën ndodhen fillon të lëkundet.

Stafi ishte i shqetësuar se një dritare aty pranë mund tu thyente dhe të lëndonte foshnjat. Ky gjest nuk u la pa u komentuar, ku shumë prej komenteve i cilësonin mjeket si heroina.

Një tërmet prej 7.4 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë nëntë persona dhe duke lënduar më shumë se 700 të tjerë. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor malor të Hualienit.

https://youtu.be/ADc5TWYNBd0?si=–F14yMy7pYWnEgt
Share This Article