VIDEO/ Pamje të mahnitshme nga Antarktida, një tufë pinguinësh të vegjël hidhen nga 15 metra lartësi për notin e tyre të parë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksploruesi i National Geographic Bertie Gregory ka kaluar dekadën e fundit duke udhëtuar në skajet e largëta të Tokës për të filmuar krijesat në natyrë. Këtë herë, ai ngriti kampin në Gadishullin Antarktik dhe kapi një sjellje të paparë më parë ndërsa gjurmonte një tufë pinguinësh të vegjël.

“Quhet fledging, kur ata bëjnë notin e tyre të parë,” tha Gregory. “Zakonisht ata kërcejnë nga akulli, i cili është rreth 30 cm i lartë por vumë re se këto kafshë po kalonin në një vend tjetër. Kështu që unë nisa dronin, e fluturova atje për të parë se çfarë po ndodhte dhe kuptuan se po grumbulloheshin në skajin e një shkëmbi të madh akulli 15 metrash.

“Në videon e postuar në YouTube nga National Geographic, pinguinët shihen duke iu afruar në mënyrë tentative skajit të shkëmbit. Papritur, njëri prej tyre kërcen në zbrazëti dhe bie në ujë.

Pak kohë më vonë duket se po noton i padëmtuar. Të tjerë zogj ndjekin shembullin, duke u zhytur nga lart për të shijuar notin e tyre të parë.

Gregory shpjegoi se ai vetë ndihej nervoz duke parë skenën, pasi copa të mëdha akulli po notonin në ujë dhe përplasja me to “do të ishte si të përplaseshin në beton”.

Share This Article