Video/ Pamje të rënda, publikohet në rrjetet sociale momenti kur aktivisti dhe aleati i Trump qëllohet në qafë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamjet e regjistruar gjatë ngjarjes së rëndë në Utah Valley University tregojnë momentin dramatik kur aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua në qafë.

Videoja, që po përhapet shpejt në rrjetet sociale, tregon panikun dhe reagimin e menjëhershëm të të pranishmëve në sallë.

https://twitter.com/i/status/1965854681755942945

Kirk, i njohur si aleat i Presidentit Donald Trump dhe themelues i grupit Turning Point USA, ishte duke mbajtur një debat publik kur ndodhi sulmi. Një person i paidentifikuar hapi zjarr, duke shkaktuar trazira dhe bllokimin e universitetit.

Autoritetet lokale dhe FBI janë duke hetuar rastin dhe kërkojnë informacione shtesë për të zbuluar motivet dhe autorin e sulmit. Ndërkohë, komuniteti dhe mbështetësit e Kirk shprehin solidaritet dhe shqetësim për sigurinë e figurave publike në ngjarje të tilla.

Ngjarja ka shkaktuar jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të situatës.

Share This Article