VIDEO/ Pamjet e rënda, viktima qëlloi me grusht i pari djalin e anëtares së KLP-së, Rei Meta i kthehet dhe e dhunon për vdekje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dalin pamjet e rënda nga sherri në Vlorë, ku djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seitu (Meta), la të vdekur ndërtuesin 55-vjeçar, Armando Meshau.

Nga pamjet e siguruara, shihet Rei Meta dhe Armando Meshau duke debatuar fillimisht me fjalë.

Më pas Meshau ngrihet nga karrigia dhe e qëllon me grusht 33-vjeçarin, ndërsa ky i fundit i kthehet me grushte kokës. Më pas 55-vjeçari rrëzohet mbi karrige, dhe ndërron jetë, ndërsa i riu largohet nga qendra e internetit.

Si lindi konflikti: 

Rei Meta kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë. Ai  kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi i njohur në Vlorë.

Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.

Share This Article