VIDEO/ Pas takimit me këngëtaren, Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Më në fund…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Elton Ilirjani për mes një instastory ka njoftuar ditën e sotme se ka takuar artisten shqiptare, Parashqevi Simaku në New York.

Ilirjani ka postuar një foto me këngëtaren ndërsa shkruan se ajo është mirë. Por biznesmeni nuk është ndalur vetëm me një kafe por ka akomoduar këngëtaren në një hotel.

Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar një tjetër video që tregon dhomën se ku do të qendrojë Simaku. Bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e New York-ut Parashqevinë, ata e kanë marrë dhe e kanë dërguar në një hotel në Manhattan.

Biznesmeni thotë se Parashqevia është mirë tashme dhe shumë shpejt do këndojë për publikun shqiptar. Në një tjetër video të publikuar nga biznesmeni vetë këngëtajra e pohon se ajo do ti rikthehet këndimit.

Share This Article