Video/ Per të shmangur radhët, britaniku inskenon lëndimin në aeroport

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pushues “tinëzar” britanik, ka arritur të shmang pritjen në radhë të gjatë në një aeroport në Turqi, duke u shtirur kinse është i lënduar dhe ka nevojë për karrocë.

Wolf Jenkins, student 28-vjeç, që u shtir kinse ka lënduar nyjën e këmbës në aeroportin Milas në Bodrum të Turqisë – duke çaluar, transmeton Telegrafi.

Kështu vendosi ta trillojë lëndimin nga frika se mund të vonohet dhe të mos hip në kohë në aeroplan, për shkak të radhës së gjatë për dorëzimin e valixheve.

Kur stafi iu afrua ai u tha se ka lënduar këmbën dhe se nuk do të mund të ecë. Personeli i aeroporti u tregua shumë zemërgjerë – i ofruan karrocën me të cilën e transportuan deri në aeroplan.

Megjithatë në një moment ai shihet duke u ngritur në këmbë dhe ecur pa ndonjë problem. E pamjet e tij të postuara në TikTok, kanë marrë mbi 1 milionë shikime dhe 99 mijë pëlqime. 

Share This Article