VIDEO/ Përleshje me thikë në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, presidenti sulmon trajnerin e Kombëtares

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një delegacion i dërguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes në Bosnje për një turne është përballur me një situatë të pazakontë.

Federata bën me dije se ata janë sulmuar me thikë. Dashamir Caika, presidenti i klubit të Kamzës, ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla, si dhe sportistin Bekim Gripshi.

Komunikata zyrtare e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes:

 “Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij. Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa përsa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.

Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel YIli dhe organet kompetente për këtë çështje. Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë.”-shkruan Federata.

Share This Article