VIDEO/ Përplasen “kokë më kokë” dy trena pasagjerësh në Çeki, dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy trena pasagjerësh janë përplasur ditën e sotme  në Çeki, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur rëndë dhe rreth 40 të tjerë me lëndime të lehta, raportuan zyrtarët dhe mediat lokale.

Shërbimet e shpëtimit të zjarrfikësve bënë të ditur se përplasja ndodhi rreth 132 kilometra në jug të Pragës.

Sipas tyre, të gjithë pasagjerët e të dy trenave u evakuuan në mënyrë të sigurt. Një përfaqësues i spitalit lokal tha për agjencinë e lajmeve CTK se pesë persona janë shtruar me plagë serioze.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, deklaroi në një postim në platformën X se shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, por informacionet paraprake sugjerojnë se njëri nga trenat mund të ketë kaluar sinjalin që e detyronte të ndalonte.

Share This Article