VIDEO-Po largoheshin pa paguar/ Roja i parkimit në Krujë tenton të ndalojë turistët, varet në kofanon e makinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift turistësh, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

Janë të paqarta ende rrethanat e ngjarjes, por roja i parkingut, në tentativë për t’i bllokuar, është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.

Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar.

Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin.

Share This Article