VIDEO/ Porto Edda, si e projektuan Sarandën italianët,  një qytet modern mes peizazhit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vitet 1940–1942, Saranda u projektua nga urbanistët italianë si ‘Porto Edda’, një qytet i ri balnear dhe portual, i menduar për t’u kthyer në qendër turistike moderne përballë ishullit të Korfuzit.

Ky projekt u zhvillua gjatë periudhës së administrimit italian të Shqipërisë dhe përfaqëson një nga rastet më të plota të urbanistikës funksionaliste të aplikuar në territorin shqiptar. Plani u hartua nga Ufficio Centrale per l’Urbanistica e l’Edilizia dell’Albania, fillimisht nën drejtimin e arkitektit fiorentin Gherardo Bosio, dhe më pas u përpunua nga Leone Carmignani me mbikëqyrjen e Ferdinando Poggi.

Qyteti u konceptua sipas modelit të ‘qytetit-kopsht balnear’, me ndarje të qartë të funksioneve: shesh qendror përfaqësues, zona rezidenciale të diferencuara, brez balnear me lungomare të strukturuar, hapësira të gjelbra dhe zonë portuale-industriale.

Urbanistika nuk shihej vetëm si teknikë ndërtimi, por si mjet për krijimin e rendit, identitetit dhe imazhit urban. Edhe pse planet nuk u realizuan plotësisht për shkak të Luftës së Dytë Botërore, ato ndikuan zhvillimin e mëvonshëm të Sarandës dhe mbeten sot një dokument i rëndësishëm për të kuptuar marrëdhënien mes arkitekturës, politikës dhe territorit.

Idea dhe Realizimi: Bledi Dule

Share This Article