ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 50 minutes ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 50 minutes ago
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni 52 minutes ago
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë! 54 minutes ago
Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve 54 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

VIDEO që ka ndezur polemikat: Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kuqezi

albnews by albnews
25 July, 2025
in Albania, Kosova
0
VIDEO që ka ndezur polemikat: Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kuqezi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një video ku shihen disa të rinj duke shkelur dhe kaluar me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, është bërë temë diskutimesh dhe kritikash në Kosovë.

Më videon e publikuar në rrjetet sociale disa të rinj hedhin në tokë flamurin dhe më pas kalojnë mbi të me makinë duke përdhosur flamurin e Shqipërisë.

RelatedPosts

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Shpërthimi i tritolit në banesën e deputetit Mziu, Berisha: Akt terrorist që synon t’i mbyllë gojën opozitarëve

Ajo që ka nervozuar qyetetarët ka qenë mosveprimi i Policisë, të cilët pasi i ndaluan i lanë të lirë menjëherë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, tha për mediat në Kosovë se të përfshirë në këtë ngjarje janë dy të mitur dhe se rasti është regjistruar në Studençan të Suharekës.

“Me datë 23.07.2025, Policia ka pranuar një informacion dhe video-regjistrim që lidhen me një veprim të papërshtatshëm ndaj flamurit kombëtar nga dy të mitur në Studençan, Suharekë. Pas reagimit të menjëhershëm, të miturit janë intervistuarnga policia në prani të prindërve dhe kanë pranuar veprimin, duke theksuar se nuk kanë pasur qëllim nënçmimi dhe janë penduar”, – ka thënë Bytyqi.

Veprimi i të miturve shkaktoi edhe reagimin e vetëranëve të UÇK-së. Në një deklaratë të organizatës, thuhet se rasti përbën një pasqyrë të një krize të thellë morale:

“Ne, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, reagojmë me indinjatë të thellë dhe dënim të ashpër ndaj aktit të përdhosjes së flamurit kombëtar nga disa individë të papërgjegjshëm në qytetin e Suharekës.

Flamuri kuq e zi është simboli i gjakut dhe sakrificës, simboli që frymëzoi një popull të tërë për liri, që u ngrit mbi barrikada, e në zemrën e çdo shqiptari që nuk u përkul para pushtuesit.

Ky akt përbën, fyerje të rëndë ndaj kujtimit të Dëshmorëve tanë, përbuzje të vlerave të luftës çlirimtare dhe provokon rëndë moralin kombëtar, që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi. Ne, bashkërisht, kërkojmë reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të shëmtuar.

Bëjmë thirrje publike që ky rast të mos relativizohet, sepse ai është pasqyrë e një krize të thellë morale që duhet trajtuar me seriozitet dhe jo me indiferencë. Theksojmë se flamuri kuq e zi nuk është vetëm simbol i një shteti apo kohe, ai është vetë identiteti ynë kombëtar”.

https://www.facebook.com/watch/?v=2440234919694604&t=0

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

19 September, 2025
Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Moska nuk i ndal provokimet, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

19 September, 2025
Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result