VIDEO/ Rama shpërthen me tone kërcënuese në Romë, përplasje brenda PS-së?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Romës ditën e sotme ku po mbahet mbledhja e parë mes dy qeverive.

Rama është filmuar nga paparacët teksa zhvillon një telefonatë me tone kërcënuese ku bërtet me të madhe.

Siç shihet në videon e publikuar, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.

Burime jozyrtare pretendojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Damian Gjiknuri, por kjo nuk është konfirmuar.

Tonet e përdorura nga Kryeministri lënë të kuptohet për tensione të brendshme dhe përplasje për drejtimin e situatës politike brenda partisë.

Share This Article