Nuk ishte emocionin e derbit të zakonshëm mes Atletico Madrid dhe Real Madrid për shkak se këta të fundit kanë fituar kampionatin, por kjo sfidë e sotme ishte teje e rëndësishme për të besuarit e Simeones.
Takimi në Wanda Metropolitano përfundoi 1-0.
Fundi i pjesës së parë do sillte episodin vendimtar. Edhe pse pjesë e skuadrës janë shumë emra të mëdhenj, ai që merr përsipër ekzektuimin e penalltisë së fituar nga Los Colchoneros është Carrasco, me këtë futbollist që çon peshë stadiumin.
Djemtë e Ancelottit qarkulluan topin, por pa motiv.
Në fund, festa ishte e gjitha e Atleticos që tashmë ka 64 pikë dhe është në vendin e katërt. Los Blancos kryesojnë me 81 të tilla.