Video/ “Rrini të qetë sonte në mbrëmje”: presidenti i Inter mesazh tifozëve për finalen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vigjilje të sfidës kundër andaluzianëve, presidenti i Inter Steven Zhang, përmes një video të publikuar në profilet zyrtare të klubit, në rrjetet sociale, ka dashur ti japë një mesazh të gjithë tifozëve zikaltër që, për shkak të masave parandaluese të koronavirus, nuk mund të mbështesin skuadrën në Stadion Köln në Gjermani: “E di që të gjithë ju do të donit të ishit në Këln në këto momente, por më besoni jeni këtu me ne me shpirt. Mund të na ndihmoni akoma më shumë! Bëni ‘tagg’ e tregoni se tifozeria jonë nuk është për këdo! Përpara kështu!”.

“Të gjithë tifozëve tanë në botë. Sonte është një moment shumë i rëndësishëm. Do të zbavitemi gjatë ndeshjes, por në të njëjtën kohë rrini të sigurtë”…

Share This Article