VIDEO – SHBA/ Ish-marinsi çarmatos grabitësin me një lëvizje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një marins veteran në SHBA është filmuar nga kamerat ndërsa çarmatoste brenda pak minutave disa persona që tentuan të grabisnin një market. Incidenti ka ndodhur në qarkun Yuma në SHBA dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë së marketit më 20 tetor.

Sipas deklaratës të dhënë nga zyra e sherifit në Yuma, tentativa për grabitje ndodhi në një pikë karburanti në Chevron.

Siç shihet edhe në pamje, ish-ushtari arrin që t’i marrë armën grabitësit brenda sekondave. Dy prej tyre mundë që të largoheshin nga vendi i ngjarjes kurse njërin prej tyre ai e mbajti derisa mbërritën forcat e policisë. I ndaluari rezultoi të ishte minoren me precedent të mëparshëm në grabitje me armë kurse dy të tjerët janë ende në arrati.

Share This Article