Video/ Shkoi i dehur në xhirime, aktori i njohur tregon momentin e sikletshëm: E përsërita skenën 46 herë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori i njohur irlandez, Colin Farrell, ka ndarë një nga përvojat më të sikletshme të karrierës së tij.

Ai rrëfeu se ngjarja ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Minority Report”, ku luante përkrah Tom Cruise. Ishte pikërisht dita e tij e lindjes, më 31 maj, dhe Farrell kishte kërkuar të mos punonte atë ditë, por kërkesa nuk iu pranua nga produksioni.

Pas një nate feste të tepruar, aktori u paraqit në set i lodhur dhe në gjendje të keqe. Ai kujtoi me humor se kishte kërkuar “gjashtë birra dhe një kuti cigare” për t’u përmirësuar, por as kjo nuk e ndihmoi.

Gjatë xhirimeve të një skene me Cruise, Farrell nuk arrinte të shqiptonte një fjali të gjatë shkencore dhe iu deshën plot 46 tentativa për ta thënë saktë. “Tom nuk ishte shumë i lumtur me mua”, pranoi ai me të qeshur.

Aktori shtoi se kjo periudhë përkonte me betejën e tij shumëvjeçare kundër varësisë nga droga dhe alkooli, e cila zgjati rreth 16 vjet. Ai u fut në rehabilitim në vitin 2005 dhe që prej asaj kohe ka arritur të qëndrojë i pastër.

Share This Article