ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
A ndikon ngjyra e syve tek depresioni? Ja çfarë zbulon studimi i fundit 21 minutes ago
Kryebashkiaku: Qytetarët duhet të përdorin telefonin më pak se 2 orë  24 minutes ago
Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta çarmatosim me forcë  28 minutes ago
Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat) 60 minutes ago
Lucrezia Borgia 2 hours ago
Next
Prev
Home Sports

Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon

albnews by albnews
14 October, 2025
in Sports
0
Video/ Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2.

Sfida e luajtur në Tiranë dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë.

RelatedPosts

Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat)

Çmenduri e sheikëve, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Lamine Yamal, Barcelona refuzon

Sa shumë ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë në miqësoren ndaj Jordanisë

Gjithsesi, baraspesha erdhi në minutën e 40’, me Bajramin që lëvizi mjaft bukur në zonë, duke detyruar mbrojtësin Mo Abualnadi të shkaktonte një autogol.

Pjesa e dytë foli e tëra kuqezi. Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur tundi rrjetën, duke kaluar për herë të parë kuqezinjtë në avantazh.

Pas 10 minutash, ishte momenti i Arbër Hoxhës, i cili me një gjuajtje nga distanca tundi rrjetën.

Por festa nuk mbaroi këtu, pasi në minutën e 79’, Broja me një kalim të bukur në zonë asistoi për Bajramin, i cili me të djathtën tundi rrjetën.

Në fund, Olwan shënoi golin e dytë për miqtë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.

Kështu Shqipëria shkon në katër fitore radhazi, dy miqësore dhe dy ndeshje zyrtare.

Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë më 13 nëntor kundër Andorrës në transfertë, aty ku do të luhen dhe shanset e kualifikimit për në “Play Off”-in e Botërorit 2026.

Rezultati:

Shqipëri 4-2 Jordani

Mo Abualnadi (A.G) 40′, Broja 65′, Hoxha 75′, Bajrami 79′ / Al-Rashdan 27′, Olwan 90′

Komenti Live:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 4-2 të Shqipërisë!

90+1′ Zëvendësim te Jordania. Largohet Al-Rashdan dhe në vendin e tij futet Alrawabdeh.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

90′ Gol Jordania 4-2/ Olwan futet në zonë dhe shënon. (VIDEO)

79′ GOOOL Shqipëria 4-1/ Broja lëviz bukure në zonë dhe pason për Bajramin, i cili godet dhe tund rrjetën. (VIDEO)

78′ Zëvendësim te Jordania. Largohet Al-Quraishi dhe në vendin e tij futet Smeeri.

78′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Mitaj dhe në vendin e tij futet Aliji.

77′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Balliu dhe në vendin e tij futet Hysaj, i cili bëhet lojtari me më shumë paraqitje në Kombëtaren shqiptare.

75′ GOOOL Shqipëria 3-1/ Arbër Hoxha provon me një gjuajtje fantastike nga distanca dhe tund rrjetën, duke sjellë tashmë qetësi te kuqezinjtë. (VIDEO)

72′ Dy zëvendësime te Jordania. Largohen Al-Hourani dhe Alnaimat, në vendet e tyre futen Al-Rosan dhe Al-Mardi.

70′ Alnaimat provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon larg kuadratit.

65′ GOOOL Shqipëria 2-1/ Asallani jep një top mjaft të bukur në zonë dhe Broja me një manovër fantastike kalon portierin dhe shënon. (VIDEO)

62′ Al-Rashdan tenton me një predhë nga goditja e dënimit, por Dajsinani e ndal pa probleme.

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja.

52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur.

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Alnaimat lëviz brenda zonës dhe godet me të djathtën, por Dajsinani e ndal siç duhet.

45+1′ Al Tamari pason brenda zonës, por Dajsinani e lexon siç duhet dhe e kontrollon topin pa probleme.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Asllani tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet nga mbrojtësi.

40′ GOOOL Shqipëria 1-1/ Bajrami lëviz bukur në zonë dhe pason për Dakun, por Mo Abualnadi e arrin përpara dhe e çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)

27′ Gol Jordania 0-1/ Një krosim në zonën kuqezi nuk largohet siç duhet, me Al-Rashdan që godet me kokë dhe tund rrjetën. (VIDEO)

24′ Asani tenton sërish me një goditje nga distanca, por kësaj radhe topi shkon shumë larg kuadratit.

21′ Daku merr një top në zonë dhe godet, por ndalet nga Abulaila. Topi rikthehet te Bajrami, i cili nuk gjen dot kuadratin me tentativën e tij.

18′ Al-Tamari përfiton nga një gafë në mbrojtje dhe del i vetëm përballë Dajsinanit, me këtë të fundit që shmang golin e sigurt.

16′ Asani provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Abulaila.

10′ Asani hedh një krosim drejt zonës, por Daku nuk e arrin dot, me topin që përfundon në duart e Abulaila.

4′ Asllani hedh një krosim të rrezikshëm në zonë që devijohet nga Nasib, duke rrezikuar autogolin, por portieri Abulaila arrin ta kontrollojë topin.

1′ Nis sfida në “Arenën Kombëtare”!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

A ndikon ngjyra e syve tek depresioni? Ja çfarë zbulon studimi i fundit

A ndikon ngjyra e syve tek depresioni? Ja çfarë zbulon studimi i fundit

14 October, 2025
Kryebashkiaku: Qytetarët duhet të përdorin telefonin më pak se 2 orë 

Kryebashkiaku: Qytetarët duhet të përdorin telefonin më pak se 2 orë 

14 October, 2025
Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta çarmatosim me forcë 

Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta çarmatosim me forcë 

14 October, 2025
Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat)

Shqiperi- Jordani 4-2 ( video golat)

14 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result