VIDEO/ Shteti privat i Ramës, taksidari kërkon faturë për rigonin e mbledhur në mal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video është bërë virale në rrjet gjatë ditës së sotme. Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Sarandë, një farë Muçi siç e thërret Bardha, një prej tregtareve të vjetra të qytetit, ishte protagonisti kryesor.

Me mjetin identifikues të punonjësit të shtetit, Muçi i kërkonte llogari zonjës për rigonin e mbledhur në mal. Kërkonte faturë tatimore për rigonin dhe certifikatë për origjinën e produktit. Sot po e paralajmëronte për herë të fundit dhe më pas do të sekuestronte mallin.

Pasi u zgjidhën ta gjitha problemet e tjera në Shqipëri, pasi siguria ushqimore u ngrit në nivelin e Suedisë apo Zvicrës dhe në një kohë kur AKU-ja nuk është më federatë banditësh, problemi i fundit i mbetur pa u adresuar, ishte fatura tatimore e rigonit që Bardha mblodhi në mal. Vazhdo Muçi, mos u dorëzo!

Share This Article