VIDEO/  Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me 400-500 dronë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Burimet amerikane vlerësojnë numrin e dronëve të lëshuar nga Irani drejt Izraelit në 400-500. Një gjë të tillë e ka raportuar faqja e internetit Ynet.

Sulmi nga Irani, Izraelin nuk e gjen të papërgatitur, pasi një gjë e tillë ka disa ditë që paralajmërohet që prej se kur forca ajrore izraelite bombardoi ambasadën e Teheranit në Damask, duke vrarë 7 persona.

Por përmasat e këtij konflikti mund të rezultojnë të paparashikueshme.

“Një përshkallëzim serioz dhe të rrezikshëm” e quajti zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari sulmin e drejtuar nga Irani drejt shtetit të Izraelit.

“Ne po monitorojmë dronët vrasës iranianë që po fluturojnë drejt Izraelit nga Irani”, shtoi ai.

Ajo që shqetëson ekspertët është se pas dronëve, Irani mund të lëshojë raketat balistike gjë e cila do vështirësonte punën e sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite.

Qeveria dhe ushtria izraelite bëjnë të ditur se kanë marrë masat për t’i bërë ballë sulmit.

Benjamin Netanyahu thirri mbledhjen e kabinetit të luftës në Tel Aviv, pas fillimit të sulmit nga Irani.

Share This Article