Video/ Sulmi në Danimarkë, autori tund armën në qendrën tregtare, nuk qëndron në një vend

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I riu u arrestua pa rezistencë pasi policia mbërriti në dyqanin Fields, rreth gjysmës së rrugës nga qendra e kryeqytetit danez në aeroport.

Një i ri vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë në një qendër tregtare në Kopenhag ditën e djeshme. Policia arrestoi të dyshuarin, një 22-vjeçar danez. I riu u arrestua pa rezistencë pasi policia mbërriti në dyqanin Fields, rreth gjysmës së rrugës nga qendra e kryeqytetit danez në aeroport.

“Kemi tre të vdekur dhe disa të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike,” tha Seran Thomassen , oficeri i policisë së kryeqytetit danez i ngarkuar me hetimin , gjatë një konference urgjente për shtyp.

Në një video të publikuar nga Daily Mail, autori shihet duke tundur armën dhe duke ndjekur viktimat e tij në qendrën tregtare.

Ende nuk dihen motivet e sulmuesit. Sipas Thomassen, 22-vjeçari ishte i njohur për policinë, por “periferikisht”. Viktimat janë një burrë rreth të dyzetave dhe dy të rinj, mosha e të cilëve nuk bëhet e ditur. Nuk është dhënë asnjë informacion tjetër për të vdekurit.

Të shtënat filluan rreth orës 17:30 (me orën lokale; 18:30), duke bërë që vizitorët të largoheshin nën panik. Në zonë kishte shumë njerëz në zonë, kryesisht të rinj dhe të reja që synonin të shkonin më vonë në një koncert të yllit britanik të popit Harry Styles , i cili u anulua.

Share This Article