VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares mahnit në Angli, gol ‘alla Del Piero’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chesterfield fitoi 3-0 kundër Bromley për raundin e 29-të në Ligën e Dytë të Anglisë. Protagonist në këtë duel u bë Armando Dobra, sulmuesi i Kombëtares U-21.

Ka qenë minuta e 36-të kur Dobra ka marrë një pasim të bukur, ka kontrolluar topin duke e pozicionuar në kënd goditës dhe me një veprim mashtrues ka nxjerrë jashtë loje mbrojtësin, teksa goditja e tij u ndal në rrjetë.

Gol që u cilësua si “alla Del Piero” për vetë mënyrën e ekzekutimit. Dhjetë gola ka shënuar këtë sezon 23-vjeçari Dobra që është në pritje të një ftesë nga Sylvinho për në ekipin e parë.

Share This Article