VIDEO/ Super Jasir Asani! Sulmuesi i Kombëtares realizon tripletë në Champions League, tre gola për “vitrinë”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jasir Asani ka debutuar në Ligën e Kampionëve të Azisë, me sulmuesin e Kombëtares që ishte protagonisti kryesor në fitoren që Gwangju arriti përballë japonezëve të Yokohama Marinos me rezultatin e thellë 7-3.

29-vjeccari realizoi një tripletë dhe gjithashtu dha dhe një asist në këtë takim, duke u shpallur padyshim lojtari i ndeshjes me notën 9.1.

Në minutën e dytë të takimit, sulmuesi kuqezi lëvizi nga e djathta drejt qendrës dhe me të majtën nga distanca për të kaluar në avantazh koreano-jugorët. Por nëse i pari ishte një “perlë”, atëherë goli i dytë ishte për t’u vendosur në vitrinë.

Në minutën e 55’, sulmuesi i Kombëtares mori sërish një top në të majtë dhe me një lëvizje të bukur goditi me hark nga krahu, duke tundur rrjetën njësoj si me Poloninë në “Air Albania” një vit më parë, me gola të tillë që tashmë duhen quajtur “Alla-Asani”.

https://twitter.com/i/status/1836015129051242995
Në minutën e 68’, 29-vjeccari dha një asist për Mikeltadzen i cili shënoi golin e katërt për skuadrën e tij, ndërsa në fund ishte gjeorgjiani që asistoi Asanin, i cili kompletoi tripletën e tij.
https://twitter.com/i/status/1836015487764824152

https://twitter.com/i/status/1836045073844408672

Kështu Gwangju shkon në vendin e parë të grupit të Lindjes në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Share This Article