ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 10 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 10 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 15 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 15 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 15 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë…”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

albnews by albnews
1 October, 2023
in Technologji
0
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë…”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sot se sulmi i fundit terrorist nga Serbia kishte për qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Madje sipas tij, përmes pamjeve të konfiskuara të regjistruara nga dronët, shihet se përgatitjet për sulmin janë bërë në Serbi.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Dhe sikurse edhe në disa raste më parë, mediat rajonale i kanë dhënë një vëmendje të veçantë deklaratave të tij, përkatësisht ngjarjeve të fundit në Kosovë.

“’Sot do të shohim në detaje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi në qendrat stërvitore të Serbisë. Në këtë trajnim morën pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë Milan Mojsiloviq. Vuçiq ka tentuar ta fsheh faktin se Serbia ka qenë e përfshirë në organizimin e këtij sulmi’, tha ministri kosovar me rastin e prezantimit publik të incizimeve të konfiskuara”, ka shkruar Slobodna Bosna, përcjell Telegrafi.

“Pamje të reja nga Kosova tronditin Serbinë: Shihni se si është përgatitur sulmi terrorist në qendrat stërvitore të Ushtrisë Serbe, në stërvitje ka qenë edhe Vuçiq!?”, thuhet në titullin e shkrimit të këtij mediumi.

Ata shtojnë se seancat stërvitore janë mbajtur në Kopaonik, në pronën e Milan Radoiçiqit.

Ndërsa portali nga Bosnja dhe Hercegovina, Klix.ba rikujton se përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës vazhdimisht e kanë identifikuar Milan Radoiçiqin si një nga udhëheqësit e grupit kriminal të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa kanë pohuar edhe se ai ka qenë i përfshirë në konfliktin e armatosur në fshatin Banjskë.

“Është publikuar edhe një video nga manastiri, në të cilën, pretendojnë ata, shihet me uniformë dhe me armë”, shton Klix.

Ndërkohë mediumi Index.hr i Zagrebit shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një video-adresimi në faqen e tij në Instagram, ka thënë se brenda 24 orëve publiku do të shohë prova për “vrasjen brutale të së paku një serbi” në Kosovë.

“Brenda 24 orëve do të keni mundësi ta dëgjoni dhe ta shihni, ne kemi rrëfime të dëshmitarëve okularë, të cilët ishin në vend dhe panë se si të paktën një njeri u vra brutalisht. Serbia nuk do të ndalet derisa të dihet e vërteta e plotë, sepse jeta e serbëve nuk vlen më pak se jeta e të tjerëve”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton ky portal i Zagrebit.

E Antena M nga Podgorica shkruan se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Serbia i ka vënë në dispozicion logjistikën dhe infrastrukturën atij grupi.

“Stërvitjet ushtarake u mbajtën në një nga terrenet më të mëdha të stërvitjes ushtarake në Serbi, të paktën katër ditë para sulmit në Banjska, tha Hoxha”, ka shkruar ndër tjerash ky medium.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result