Skenarë paniku janë regjistruar në Turqi gjatë tërmetit me magnitudë 6.1 Rihter që goditi qytetin Sındırgı në perëndim të vendit.
Të frikësuar, disa qytetarë kanë kërcyer nga ballkonet e shtëpive të tyre, duke pësuar lëndime të lehta.
Sipas guvernatorit të provincës Balıkesir, Ismail Ustaoglu, 22 persona u dërguan në spital. Ai konfirmoi se nuk ka asnjë të plagosur në gjendje kritike për jetën.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, tre ndërtesa të braktisura dhe një dyqan janë shembur, ndërsa ekipet e shpëtimit po kryejnë inspektime për dëme të tjera të mundshme.
Shumë banorë kaluan natën në makina dhe rrugë, nga frika e pasgoditjeve.
Ekspertët turq të sizmologjisë, Naci Gorur dhe Hasan Sozbilir, paralajmëruan për një “stuhi sizmike” dhe u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg banesave të dëmtuara.
Sizmologu Sener Usumezsoy deklaroi se tërmeti nuk ishte pasgoditje, por vazhdim i serisë sizmike që nisi më 10 gusht, duke sqaruar se një çarje prej 15 kilometrash është zgjeruar në drejtim të jugut, duke aktivizuar një segment të ri rëre rreth 100 kilometrash.




