VIDEO/ Tërmeti në Turqi: Qytetarët të panikosur u hodhën nga ballkonet, 22 persona të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërmeti më magnitudë 6.1 Rihter që tronditi Turqinë mbrëmjen e së hënës ka shkaktuar panik dhe kaos te banorët.

Mediat në Turqi raportojë se në panik e sipër disa qytetarë u hodhën nga ballkonet e tyre. Si pasojë 22 prej tyre u plagosën.

“Ka qytetarë që, në panik, u hodhën nga ballkonet dhe pësuan lëndime të lehta”, tha guvernatori i provincës Balikesir, Ismail Ustaoglu.

Siç informoi ai, “22 qytetarë janë shtruar në spitalet tona. Katër prej tyre kanë dalë”, tha ai.
Ndërkohë shumë njerëz e kaluan natën në makinat e tyre dhe jashtë në rrugë.

Tërmeti i fuqishëm rrëzoi gjithashtu tre ndërtesa të braktisura dhe një dyqan, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. Sipas tij, ekipet po kryejnë inspektime në vend për të identifikuar çdo problem.

Tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter është i dyti më i madh i regjistruar në tre muaj, me qendër qytetin Sidirgi në Turqinë perëndimore dhe u ndje në ishujt e Egjeut të Veriut.

Sizmologu turk Sener Usomezsoy, duke folur për CNN Turk, pohoi se tërmeti është një vazhdim i së njëjtës sekuencë.

Share This Article