VIDEO/ Tre asiste në fitoren e Bristol Cityt, Anis Mehmeti shkëlqen në Angli dhe i çon ‘sms’ Sylvinhos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ndodh shpesh që një futbollist që nuk shënon të shpallet “Njeriu i Ndeshjes”. Kjo ndodhi me Anis Mehmetin, sulmuesin anësor të Kombëtares, i cili asistoi tre herë në fitoren 3-0 të Bristol City kundër Swansea.

Për raundin e 16-të në Championshipin anglez të futbollit, Mehmeti ishte i papërmbajtshëm dhe ‘vallëzonte’ në fushë. 24-vjeçari pasoi fillimisht për Dickie pas katër minutave lojë, më pas për Riis brenda pjesës së parë, ndërsa tetë minuta nga fundi i ndeshjes dhuroi një pasim final edhe për Hirakawa.

Pesë gola dhe gjashtë asistime këtë sezon për Mehmetin, i cili është padyshim futbollisti më i mirë i Bristol City. Me 26 pikë, ekipi i tij mban vendin e katërt dhe është brenda zonës play-off për të kërkuar ngjitjen në Premier League.

Tre ndeshje ka luajtur Mehmeti për Kombëtaren, i afruar në ekip nga Sylvinho. Prej qershori 2023 trajneri brazilian e ‘ka harruar’, paçka formës së mirë të tij.

Share This Article