VIDEO/ Tre rojave britanike iu bie të fikët gjatë provave për një paradë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën tre rojeve mbretërore britanike iu ra të fikët gjatë provave për një paradë në Londër përpara ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, ku temperaturat e larta mbizotëruan në vend.

Temperaturat u ngjitën në mbi 30 gradë Celsius në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë këtë vit.

Sipas Zyrës Metropolitane, temperatura prej 30 gradë Celsius në këtë kohë nuk ishte arritur në Angli që prej dy dekadave.

Princi i Uellsit, William monitoroi provën e paradës së këtyre rojeve në qendër të Londrës.

 “Një falënderim i madh për secilin ushtar që mori pjesë në paradë këtë mëngjes në këtë nxehtësi. Kushte të vështira por keni bërë një punë të mirë. Faleminderit”, shkroi Princi William.

Share This Article