Një video tronditëse është bërë virale ku Gardia Civile spanjolle përplas me gomone një varkë duke bërë që emigrantët të përfundojnë të gjithë në det të hapur.
Ngjarja ka ndodhur pranë plazhit Horcas Coloradas të dielën në Melilla të Spanjës. Autoritetet spanjolle i kanë kërkuar emigrantëve që të ndalojnë, por urdhri është refuzuar. Më pas, gomonia kalon mbi majën e varkës duke e mbytur atë.
Televizioni spanjoll, RTVE Noticias, raporton se emigrantët ishin nisur nga Maroku në Melilla, enklavë spanjolle dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar nga kjo ngjarje.
Një organizatë në Marok ka reaguar dhe ka kërkuar të nisë menjëherë një hetim për ngjarjen, por qeveria në Melilla ka thënë se Garda Civile ka kryer një veprim normal për të parandaluar emigrantët që të mbërrinin në breg.